Premier League: Ekipi i javës së 25-të

Mesfushori i Stoke Cityt, Matthew Etherigon, ka dalë të jetë më i vlerësuari i javës në Ligën Premier nga mediat angleze, krahas sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba.

Etherington ka qenë në një formë të shkëlqyeshme gjatë gjithë sezonit, ndërsa shkëlqeu edhe në fitoren e fundit të Stoke Cityt ndaj Blackburn Rovers, ku shënoi edhe njërin nga tre golat (3-0).

Në anën tjetër Drogba ishte lojtari i mbrëmjes në derbin e të dielës në të cilin Chelsea shënoi fitore 2-0 ndaj Arsenalit në Stamford Bridge, me të dy golat e sulmuesit të Bregut të Fildishtë.

Ndërkohë mesfushori i kombëtares shqiptare dhe kapiten i Sunderlandit, Lorik Cana, kësaj jave është përfshirë në 11-shen më të dobët të Ligës Premier.

Në vazhdim ekipi më i mirë i javës së 25-të në Ligën Premier:

Portier: Brad Friedel (Aston Villa);

Mbrojtës: Andy Wilkinson (Stoke); Leon Cort (Burnley); Richard Dunne (Aston Villa); Danny Fox (Burnley);

Mesfushorë: Dirk Kuyt (Liverpool); Fabrice Muamba (Bolton); Javier Mascherano (Liverpool); Matthew Etherington (Stoke);

Sulmues: Didier Drogba (Chelsea); Kevin Doyle (Wolves).

Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • Google
  • TwitThis
  • del.icio.us
  • Live
  • MySpace

Shkruani Koment

  • Partner links